Në Bergamo, Atalanta vuan shumë përballë Olympiacos, në fund i falen atij që më pak pritej, Berat Gjimshitit. Qendërmbrojtësi kuqezi bën heroin, me një dopjetë brenda dy minutash përmbysi i vetëm greket, pikërisht në ditën e pavarësisë së Kosovës. Olympiacos kaluan të parët në avantazh në minutën e 16-të me Soares, ndërsa në pjesën e dytë Gasperini u detyrua të bënte pa sulmues, pas dëmtimit të Muriel.

Në kushte të tillë, ai që bëri “bomberin” ishte Berat Gjimshiti, fillimisht në minutën e 61-të, në shtyllën e parë me kokë, ylli kuqezi barazoi shifrat në 1-1. Sërish nga zhvillimet e një goditje këndi, pas një rrëmuje në zonë, Gjimshiti përfitoi duke dërguar topin në rrjetë, festa ishte e madhe për këtë gol që i dhuroi Atalanta fitoren 2-1 dhe i jep një bonus të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit.

Gjimshiti Nota
Gjimshiti Nota

Në përfundim të sfidës, Gjimshiti ishte lojtari më i vlerësuar, nota 8: “Mbrojtësi shqiptar transformohet në një goleador të madh me një dopjetë brenda 2 minutash”.

E kishte të pamundur të mbante emocionet pas këtij dygolëshu, në një intervistë për “Sky Sport”, Gjimishti theksoi: “Shpresojmë që pas dëmtimit të Zapata, të mos jetë diçka e rëndë edhe për Muriel. Janë dy lojtarë shumë thelbësorë për ne, shpresoj të bën mirë. A e ëndërroja një mbrëmje të tillë? Jam shumë i lumtur, fillimisht për fitoren, na mungonte në shtëpi, ashtu siç më mungonte edhe mua një gol”, theksoi ndër të tjera futbollisti shqiptar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb