PSG mposhti Marseille me rezultatin minimal 1-0 duke ruajtur kreun në Ligue 1. Neymar ishte autori i golit trepikësh, i shërbyer në zonë nga Kylian Mbappe.

Më shumë se sa ky sukses, mediat u ndalën te deklarata e Mbappe në përfundim të ndeshjes, ky ylli francez hodhi poshtë zërat se dëshiron të largohet:

“Në Paris jam me të vërtetë i lumtur, nuk kam kërkuar kurrë të largohem në janar. Nuk kam lidhje me këto zëra, as nga pranë e as nga larg”, u shpreh Mbappe.

Mediat në të gjithë Evropën kanë insistuar këto ditë se mes PSG dhe Mbappe ka një krisje totale, madje u fol edhe për skenarë që e shihnin në Angli me fanellën e Liverpool, por me sa duket, të paktën sipas Mbappe, asgjë nuk është e vërtetë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: