Terek Grozny, skuadra nga Çeçenia e kampionatit Rus ku luajnë edhe tre shqiptarët, Balaj, Roshi, Bersisha, pas sezonit të parë të mbyllur me sukses, duket se në të dytin e kanë të vështirë të gjejnë fitoren. Që nga fillimi i 2017, në asnjë takim nuk kanë dalë me pikë të plota.

Sot në transfertën kundër Amkar të përfunduar me shifrat 1-1, protagonist ishte mesfushori i Kombëtares Odise Roshi. Fieraku dha asistin në minutën e 31 për të gjetur golin e barazimit, pasi më parë Amkar kishte kaluar në avantazh. Kaq sa i takon mesfushorit pasi në minutën e 61 do të lërgohej nga loja.

Magomed Mitrishev Goal HD – Amkar 1-1 Terek… by enteritament
Ndërsa Balaj ishte pjesë e lojës deri në të 81, por shkodrani nuk arriti të linte gjurmë. Shqiptari i tretë që iu bashkua Terek në merkaton e janarit, Bernard Berisha, nuk u aktivizuar për asnjë minutë dhe e ndoqi të gjithë takimin nga pankina.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb