Bleona Qerreti është një nga këngëtaret më të pëlqyera shqiptare. Veç profesionit, ajo preferohet së tepërmi dhe për pamjen joshëse. Prej vitesh Bleona jeton në SHBA, kur krahas fotove seksi, nuk mungojnë projektet e reja me të cilat ajo punon.

Mirëpo, duket se Bleona ka vendosur të bëjë një pauzë dhe ka gjetur kohën për pushime. Ajo është nisur menjëherë drejt Europës dhe pak më parë ka treguar vendin, ku bën gjithmonë ndalesën e parë.

Përmes një foto të publikuar në Instagram, këngëtarja ka lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një qendër detoksi.

Bleona shfaqet e shtrirë teksa bën foto përpara pasqyrës dhe padyshim që vëmendje kanë tërhequr vëmendje linjat seksi.

“Gjithmonë ndalesa ime e parë në Europë”, ka shkruar Bleona krahas fotos.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: