Tereza i ka rritur fëmijët jetimë. Fqinjët tregojnë se fëmijët qajnë pasi nuk kanë bukë “ ia kam ushqyer vetë fëmijët me gjellë. U jepja ndonjë leke. Më vjen keq”. Tereza thotë se jeta e saj është veç vuajtje.

https://www.youtube.com/watch?v=xpNnSfV4RRI&feature=youtu.be

Tereza: Në 27 korrik mora vesh se kisha ngelur shtatzënë me Fabion. Në 2016 linda vajzën. Unë jam rritur jetime vetë, në momentin që më vdiq bashkëshorti unë jetoj me mamanë. Kjo shtëpi po ripërsëritet përsëri. Jeta ime nuk ka qene shumë e trishtë. Nuk më ka qeshur kurrë buza. Kam ngrënë bukë e lot nga të qarët e vuajtjet.

Djali nuk e shpreh mëzinë por është shumë i mbyllur. Unë i kuptoj fëmijët e mi ata do ta ndiejnë shumë mungesën e të atit. Unë do luftoj me mish e shpirt ata fëmijë që ti rris. Kunati më tha mi jep fëmijët ti rris, nuk pranova. Fëmijët nuk i lë, janë gjaku im. Unë kam vuajtur për ata. Nuk mund të mi marrin. Askush! Nëna ime punon në kishë, merr një pension, nuk dua t’i bie në qafë. Jam e pagëzuar në kishë. Emri im i vërtetë është Parashqevi. Dy fëmijët e mi janë gjëja më e mirë që kam në jetë. Shtëpia ku jetojmë është shumë e vjetër. Po na bie shtëpia. Rrezikojmë jetën nga lagështirë, është pa dyer, kemi frikë. Sidomos kur bie shi. Më ndihmoni për ata dy jetimë”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: