Përfaqësuesit e grupit të Enkelejd Alibeajt në Partinë Demokratike, Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi kanë folur në studion e News24 për situatën pas tërheqjes nga ankimimi në Gjykatën e Apelit për bashkimin e 2 statuteve të Kuvendit të 17 Korrikut dhe 18 Dhjetorit.

Sefa deklaroi se PD përfaqësohet nga ky grupim, ndërsa shtoi se tërheqja është ndërmarrë sepse kërkohet që çështja themelore që kanë demokratët për kuvendin e 11 dhjetorit, të shqyrtohet në një kohë sa më të shkurtër duke hequr ato që i ka cilësuar si “pengesat ligjore” për marrjen e vendimit.

Sakaq, avokati Kthupi shtoi se duke qenë se është vetëm një dosje fizike, mundësit për shqyrtimin e dy vendimeve ishte i pamundur, me mbylljen e këtij gjykimi, është gjithë lehtësia për caktimin e gjyqit, ky ishte një ngërç procedural për gjykatën që ne e hoqëm, nuk ka asnjë pengesë.

Sefa:

PD përfaqësohet nga ne, për sa kohë jemi të legjitimuar nga institucionet ne jemi përfaqësues të Partisë Demokratike. Partia Demokratike është një, e regjistruar, ka të gjitha strukturat të regjistruara, akordimet për specifikime janë diskutim tjetër. Kërkesën sot e ka bërë PD, asnjë grupim apo individ.

-Përse u tërhoqët?

Sefa:

Ne duam që çështja themelore që kanë demokratët, për Kuvendin e 11 dhjetorit të shqyrtohet në një kohë sa më të shkurtër, të mos i japim mundësi Apelit për ta shtyrë vendimin, hoqëm gjithë pengesat ligjore dhe kërkojmë të shqyrtojë këtë në një kohë sa më të shkurtër. Kjo është një kërkesë e drejtë, kemi drejtues të lartë të rithemelimit që kanë të njëjtën kërkesë, Bylykbashi ka mbajtur të njëjtin qëndrim si ne.

Kthupi:

Një dosje gjyqësore është një dosje unike, kur shqyrtohen dy ankime shqyrtohet i pari që merret, nuk gjykohen paralelisht. Duke qenë se është vetëm një dosje fizike, mundësit për shqyrtimin e dy vendimeve ishte i pamundur, me mbylljen e këtij gjykimi, është gjithë lehtësia për caktimin e gjyqit, ky ishte një ngërç procedural për gjykatën që ne e hoqëm, nuk ka asnjë pengesë.

Sefa:

Berisha ka një koncept të tijin për ligjin dhe ligjshmërinë, unë nuk i ndërhyj dot në konceptin e tij. Fakt është që Berisha ka qejf figurën hiperbolike, dhe e përdor shpesh por unë i mbështes në letra ato që flas. Kërkues në vendimin e Zhukrit është Partia Demokratike, gjyqtarja Blerina Muça thotë se ky subjekt, PD, ka pozitën procedurale të kërkuesit, ky subjekt rezulton të jetë i njëjti me atë që ka depozituar ankimin. Pika 3 thotë se kundër këtij vendimi bëhet ankimin sipas ligjit, palë është Partia Demokratike, nuk ka nevojë për palë tjetër. Kur është bërë ankimi i Alibeajt ka marrë një vërtetim në gjykatë dhe kemi depozituar aty një vërtetim se kush është Partia Demokratike. PD është një, pavarësisht përfaqësuesit që ka. Ka dhe një pretendim tjetër, që nuk kemi bërë kërkesë për tu futur në gjykim, është e pavërtetë. Është depozituar në gjykatë ku i themi Zhukrit që ti zotëri nuk mund të gjykosh këtë çështje për sa kohë ka një dispozitë ndaluese ku një palë tjetër pretendon shkohet në gjykim themeli.

Kthupi:

Berisha nuk thotë vendim i formës së prerë, që duhet të përdorë, thotë vendim i prerë, ai e di që një vendim i ankimuar nuk është i formës së prerë. Përdoret termi që nuk ka palë, nuk është e vërtetë, kemi një subjekt që ka dy palë kundërshtare në lidhje menjë fakt juridik, PD është vetëm një. Përfaqësohet subjekti, jo palët. Një palë pretendon se kuvendi qëndron, njëra jo. Zhukri nuk ka lejuar ballafaqimin e palëve lidhur me pretendimet e tyre, ky vendim nuk mund ët merrte formë të prerë. Fjalët politike që përdoren duke bullizuar një grup brenda PD-së, Është shkruar e zeza mbi të bardhë. Le të vijë pala tjetër dhe të përballemi në gjyq

Sefa:

Berisha thotë që në asnjë vend të botës nuk lejohet mos regjistrim ii vendimit të Zhukrit. Ai e di që ka një udhëzim të gjykatës ku kryetari së bashku me një gjyqtar tjetër kanë vendosur se përcaktohet fare qartë si bëhet gjithë procesi i ankimimit. Ka qenë kryetari i gjykatës në atë kohë që nuk pranoi vendimin e Zhukrit. Kjo kakofonia e madhe për të reaguar se po bëhet një shkelje është politike. Janë 4 kërkesa që i janë dërguar zotit Zhukri, pasi i ka administruar ai nuk e ka parë të arsyeshme të njoftojë partinë demokratike. Ka marrë gjithë dokumentacionet përkatëse dhe ka marrë vendimin pa e thirrur PD-në, se po ta thërriste s’do kishte më proces. PD mund të shkojë në zgjedhje, është e regjistruar në regjistrin e partive politike. Këmbëngulet që gjykata të lasë për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare se kush përfaqëson kë. Nëse gjykata vlerëson se vendimi i Zhukrit duhet lënë në fuqi, Berisha do përfaqësojë PD-në në zgjedhjet e 14 majit, nëse gjykata nuk flet para 14 majit, vula është e Alibeajt. Besoj se gjykata do i japë zgjidhje ngërçit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: