Një 46-vjeçar nga fshati Fitore i Fierit ka përfunduar në prangat e policisë, pasi ka kanosur me thikë bashkëjetuesen e tij.

Policia njofton se 46-vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij dhe e ka kanosur atë që të tërhiqte kërkesën për t’u pajisur me urdhër mbrojtjeje.

‘Gjatë kontrollit fizik ndaj 46-vjeçarit, në momentin e arrestimit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan mjetin prerës (thikë) me të cilin ai dyshohet se ka kanosur bashkëjetuesen”, thuhet në njoftimin e bluve.

Njoftimi:

Ndërhyrja e shpejtë dhe veprimet profesionale të shërbimeve të Policisë parandalojnë përshkallëzimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale në një familje, në fshatin Fitore.

Kapet dhe vihet në pranga 46-vjeçari që ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij dhe e kanosi atë, me mjet prerë (thikë), që të tërhiqte kërkesën për t’u pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast dhune në një familje në fshatin Fitore, njësia administrative Novoselë, bashkia Vlorë. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. S., 46 vjeç, banues në fshatin Fitore, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij dhe e ka kanosur atë, me mjet prerës (thikë), që ajo të tërhiqte kërkesën për t’u pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 46-vjeçarit, në momentin e arrestimit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan mjetin prerës (thikë) me të cilin ai dyshohet se ka kanosur bashkëjetuesen.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja për të mos kallëzuar”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb