Kandidati i dalë nga procesi i “Primareve” për të garuar për bashkinë e Vorës në zgjedhjet lokale të 14 majit, Indrit Hoxha tregoi bastin që ka vendosur me kandidatin e nxjerrë nga Enkelejd Alibeaj, për të njëjtën bashki.

Ai tha se kandidati i Alibeajt nuk ka komisionerë dhe as vëzhgues. Hoxha i ka thënë se nëse ka 270 komisionerë dhe vëzhgues ai do të tërhiqet nga gara dhe do të mbështesë kandidatin e Alibeajt.

“Interesi është se të 61 kandidatët e PD-së duhet të shpalosin sa më shpejt programet e tyre për qytetarët shqiptarë. Ky është interesi që kanë dhe qytetarët. Unë kandidoj në Vorë, kanë nxjerrë një kandidat tjetër por unë nuk e kam problem fare. Kandidati me shumë mundësi do të tërhiqet. PD është aset kombëtar dhe sot vula është konfiskuar nga një grup i vogël që edhe ata janë demokratë. Në Shqipëri janë rreth 5 mijë qendra votimi, domethënë Alibeaj duhet të ketë gati 20 mijë komisionerë, 1600 kandidatë për këshilltarë bashkiakë dhe 61 kandidatë për bashkitë. Unë mendoj se Alibeaj nuk i ka këto. Kjo do të thotë se praktikisht Enkelejd Alibeaj t’i dorëzosh të gjithë procesin zgjedhor në dorë. Këto komisionerë do i plotësoj KQZ.

Kandidati që ka nxjerrë Alibeaj përballë meje në Vorë , i kam kërkuar një gjë, që i duhen 270 komisionerë dhe vëzhgues. Kush është lista e këshillit bashkiakë që ti ke? Ai nuk ka as komisionerë, as vëzhgues as listë këshilli dhe thotë do të fitojë. Jemi takuar rastësisht. I kam thënë që nëse ke 270 komisionerë unë tërhiqem dhe të mbështesë ty.”- tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb