Edicioni britanik i ESPN sjell të tjera detaje në lidhje me të ardhmen e Erling Haaland. Destinacioni i tij i radhës pritet të jetë larg Dortmund, kjo është gjëja më e sigurt për momentin, ndërsa lista e admiruesve sa vjen e ngushtohet.

Real Madrid, Barcelona, Man.City, Man.United dhe Chelsea, ishin ekipet që më herët kanë shfaqur interes për sulmuesin norvegjez, por së fundmi nga kjo garë është tërhequr Man.United.

Haaland
Haaland

“Djajtë e kuq” e kanë kuptuar se dëshira e lojtari është të firmos me Real Madrid, pavarësisht sforcos ekonomike që janë të gatshme të bëjnë ekipet angleze.

Edhe Man.City me sa duket është tërhequr nga kjo ide pasi kanë rezervuar talentin e River Plate, Julian Alvarez.
(BalkaNWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb