Çështja e Mason Greenwood ka përfunduar. Pas akuzave për përdhunim dhe shumë problemeve me drejtësinë për këtë rast,  sulmuesi i Manchester United është shpallur i pafajshëm. Prokuroria ka bërë me dije se dëshmitarët janë tërhequr, çka ka bërë që dosja të mbyllet menjëherë. Mbetet për t’u parë se çfarë do bëjë Manchester United, pasi siç dihet klubi i “Djajve të kuq” pati pezulluar lojtarin.

“Duke pasur parasysh mbulimin e konsiderueshëm mediatik të këtij rasti, është e drejtë që të ndajmë lajmin se 21-vjeçari, i cili ishte arrestuar dhe i akuzuar në lidhje me një hetim të hapur në janar 2022, nuk përballet më me procedim penal në lidhje me këtë”, ka thënë kryeinspektorja Michaela Kerr, Shefe i Mbrojtjes Publike të Policisë së Manchesterit.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb