Kreu i ri i CDU/CSU Armin Laschet ka shprehur gadishmërinë për të formuar sa më shpejt qeverinë e re gjermane.

Sipas “Der Spiegel” ai  tha se ishte gati të linte anash ambiciet e tij për të lehtësuar negociatat e mundshme për të formuar një qeveri me të Gjelbrit dhe FDP.

Shefi i CDU u kritikua gjithnjë e më shumë pas dështimit të zgjedhjeve. Si baza partiake ashtu edhe kritikët në nivel drejtues e fajësojnë atë për humbjen e zgjedhjeve dhe bisedimet e pasuksesshme eksploruese për një koalicion xhamajkan. Matematikisht, bashkimi do të kishte një shans për të formuar një qeveri të re: me FDP dhe të Gjelbrit si partnerë të rinj në një aleancë ‘xhamajkane’.

 

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: