Man.City ka vendosur të mos paraqes asnjë ofertë zyrtare për Lionel Messi. Prej kohësh “qytetarët” kishin shfaqur interesimin e tyre për “pleshtin”, të shtyrë shumë edhe nga Pep Guardiola, kjo ishte vera e duhur për të vënë në jetë një transferim të tillë pasi argjentinasi mund të largohet me parametra zero. Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”: Man.City ka përpiluar një listë për të gjetur pasuesin e Sergio Aguero, në këtë listë ndodhen emra të mëdhenj por jo Messi.

Sport
Sport

Gjithnjë sipas “Sport”: Guardiola kërkon një ndërmjet Harry Kane, Haaland dhe Lukakun. Drejtuesit e klubit kanë në profil të ri për sulmuesin e ardhshëm ndërsa përcaktues në këtë ndryshim kursi kanë qenë edhe disa burime nga klubi blaugrana që i kanë bërë me dije se Messi nuk do të largohet nga Barcelona, për këtë arsye është e kotë të futen në negociata e të humbasin kohë. Me Laporta në krye të klubit, Messi është i hapur të futet në tratativa për të rinovuar kontratën e tij por më parë kërkon garanci, kushti i tij nuk ndryshon, dëshiron një skuadër të fortë, të aftë për të luftuar deri në fundit në Champions League. Laporta i ka dalë garant për këtë, madje të dy së bashku kanë projektuar edhe disa emra që mund të përforcojnë ekipin për sezonin e ri, mes tyre është dhe i shumë kërkuari, Erling Haaland.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb