Skuderia Mercedes, me anë të një komunikate për mediat, ka saktësuar se ka tërhequr apelimin, për atë që ndodhi në pistën e Abu Dhabi, ku në xhiron e fundit, Max Verstappen parakalojë Luis Hamilton duke i rrëmbyer titullin kampion bote në Formula 1. Në komunikatën e tyre, Mercedes saktësoi se do të punojnë ngushtë me FIA për të korrigjuar rregulloren dhe për të shmangur atë që ndodhi në Abu Dhabi, ku një rol përcaktues pati futja në fushë e makinës së sigurisë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Mercedes uroi Max Verstappen dhe Red Bull për titullin e fituar ndërsa i lë takim sezonin e ri. Nuk munguan elozhet as për Luis Hamilton duke e cilësuar si pilotin më të mirë të gjithë kohërave.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb