Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, teksa është pyetur për planin e tij në Gazë, ka deklaruar se askush nuk po dëbon asnjë palestinez nga Gaza. Këto komente Trump i bëri gjatë një takimi me kryeministrin irlandez në Shtëpinë e Bardhë.
“Askush nuk po dëbon asnjë palestinez. Nuk e di. Me kë jeni ju? Ne flasim për gjithçka. Izraeli ka qenë nën rrethim, siç mund ta shihni. Dhe ata e kundërshtuan atë gjë. 7 tetori ishte një gjë e tmerrshme. Njerëzve nuk u pëlqen ta përmendin atë, por ishte një ditë e tmerrshme, e tmerrshme për fatet e botës. Dhe është e mahnitshme mënyra se si njerëzit nuk e përmendin këtë.
Por unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë. Ka klipe, më mirë t’i shoh edhe presidenti që është këtu me ne. Dhe po punojmë shumë me Izraelin. Mund të them se sap pashë 10 pengje dhe ata ishin trajtuar shumë keq. Unë kam qenë i shokuar”, u shpreh presidenti amerikan Donald Trump.
(Balkan Web)