Papa Françesku shpjegoi arsyet e veprimit të tij një dite më parë, kur tërhiqte duart që të mos ia puthnin besimtarët.

Videoja që tregonte këtë moment bëri shumë shpejt xhiron e botës, dhe shkaktoi shumë kuriozitet. Dhe pyetja që lindte ishte se çfarë e shtynte Papën drejt një gjesti të tillë? Kreu i Kishës Katolike dha një përgjigje tejet të thjeshtë duke thënë se ishte çështje higjiene.

Zëdhënësi i Vatikanit, Alessandro Gisotti sqaroi se Papa ishte i shqetësuar nga bakteret. “Me aq shumë njerëz në radhë për ta takuar, ai druhej se mund të bëhej shkaktar për përhapjen e tyre”, tha Gisotti. Kritikët konservatorë u hodhën menjëherë në sulm ndaj Atit të Shenjtë, duke e akuzuar se po anashkalonte një traditë shumëshekullore.

Sipas Gisottit, Papës i pëlqen të përqafojë njerëz dhe përgjithësisht i lejon besimtarët t’ia puthin unazën kur janë në grupe të vogla.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: