Me thirrje të forta kundër qeverisë dhe banderola në duar, nxënëset e shkollës “Mehmet Akif” i janë drejtuar Kryeministrisë, për të çuar zërin e tyre të protestës poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama.

Me pankarta dhe thirrje si; “mbyll një derë shkollë, hap një derë burgu’ apo ‘Po godisni brezin e ardhshëm’, protestueset ecën përgjatë rrugës së Durrësit, dhe u stacionuan për rreth 60 minuta para Kryeministrisë, duke kundërshtuar kështu vendimin për mbylljen e kolegjit.

Ata dorëzuan dhe peticionin me 10 mijë firma pranë Kryeministrisë, ndërsa paralajmëruan se do të vijojnë të protestojnë nëse qeveria nuk tërhiqet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri


Më herët ato ishin në protestë para Ministrisë së Arsimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: