Një grabitje me armë zjarri është regjistruar sot në Burrel, ku pre e sulmit ka rënë një person që sapo kishte dalë nga banka. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 22:00, ndërkohë që rasti u bë publik sot pasi policia e ka mbajtur të fshehtë lajmin.


Burime për ‘BalkanWeb’ se shtetasi me inicialet D.B., sapo kishte tërhequr nga banka një shumë të madhe lekësh, konkretisht 15 mijë euro, kur disa persona i kanë zënë pritë.


Mësohet se grabitësit të armatosur dhe të maskuar kanë pikasur shtetasin në fjalë, ndërsa i kanë dalë para në rrugën që të çon në fshatin Derjan. Fill pasi morën shumën e lekëve, autorët janë larguar me shpejtësi. Ndërkohë personi i grabitur ka sinjalizuar policinë, e cila është vënë në ndjekje të tyre. Ndërkohë prokurori i çështjes Abaz Muça po heton në lidhje me ngjarjen në fjalë.
(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: