MAQEDONI E VERIUT

Një tërmet 4.7 ballë i shkallës Rihter ka rënë në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut, afër kufirit me Shqipërinë.

Epiqendra saktësisht ka qenë mes Mavrovës e Gostivarit ndërsa lëkundjet janë ndier deri në Peshkopi të Shqipërisë dhe në Kosovë.

Më pas ky tërmet, u pasua dhe nga një lëkundje prej 4.4 ballë të shkallës Rihter. Deri tani nga mediat maqedonase nuk raportohet të ketë dëme nën njerëz.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb