DURRËS- Një termet me mangitudën 4 ballë është regjistruar sot në vendin tonë, ku epiqendra ishte deti Adriatik.

Mësohet se banorët e qytetit bregdetar të alarmuar nga lëkundjet e tërmetit kanë lënë banesat e tyre dhe kanë dalë në rrugë. Ata shprehen se tërmeti është ndjerë dhe se ka qenë i fortë.

Ndërkohë, nga informacionet paraprake bëhet e ditur se epiqendra ishte 7 km larg Durrësit dhe 37 km nga Tirana. Sakaq, nuk dihet ende nëse ka pasur dëme materiale nga kjo dukuri natyrore.

“Sot, më datë 27.03.2016, ora 13:09:27, Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=4.2 shkalla Rihter, me thellësi 19 km dhe epiqendër në Detin Adriatik, 13 km në perëndim të qytetit Durrës. Nga informacionet e marra raportohet se lëkundja e tërmetit është ndjerë e fortë në territorin e bashkisë Durrës, por nuk ka shkaktuar dëme materiale.”, citohet në reagimin e Ministrisë së Brendshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: