Katër persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, pas një tërmet të fuqishëm në Filipinet Veriore, thanë Agjencia Kombëtare e Fatkeqësive si edhe zyrtarë lokalë.

”Katër persona humbën jetën në një ndërtesë”, shtoi ajo.

Ndërtesa ishte në qytetin La Trinidad, në provincën Benguet, 211 kilometra në veri të Manilës dhe rreth 150 kilometra në jugperëndim të epiqendrës së tërmetit.

”Disa persona u raportuan gjithashtu të plagosur nga rrëshqitjet e dheut dhe rënia e gurëve përgjatë rrugës ‘Kennon’, që lidh qytetin malor të Baguio me qytetin fushor të Rosario në provincën La Union, në perëndim të provincës Benguet”, thanë zyrtarët lokalë të emergjencës.

”Lëkundjet kishin një magnitudë 7,3 ballë të shkallës Rihter. Tërmeti ndodhi në orën 08:43 (00:43 GMT)”, tha Instituti filipinas i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë.

Epiqendra e tij ishte afër qytetit të Lagangilang në provincën Abra, 335 kilometra në veri të Manilës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb