Një tërmet me magnitudë 8 ballë ka goditur Ishujt Solomon. Valë të rrezikshme cunami nga tërmeti janë të mundshme brenda orëve të ardhshme të godasin brigjet e Ishujve Solomon.

Më herët ditën e sotme, një tërmet 6.5 ballë goditi brigjet e Kalifornisë veriore. Shërbimi Gjeologjik amerikan tha se nuk pati viktima apo dëme të shumta materiale nga tërmeti.

Epiqendra e tij, u lokalizua 97 milje në perëndim të Kalifornisë me një thellësi 6.2 milje Përdoruesit e rrjeteve sociale raportuan se në disa zona kishte shkëputje të energjisë elektrike por asnjë dëmtim serioz.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: