Sizmologu grek, Akis Tselentis, në intervistën me gazetarin e Top Channel, Aleksandër Marku, foli për tërmetin e fuqishëm 5.8 ballë, që goditi dje vendin, duke u ndalur edhe te paralajmërimet që i kishte transmetuar presidentit Ilir Meta më herët.

Emri juaj u implikua edhe tek deklaratat e presidentit shqiptar para disa javësh…

Akis Tselentis – Dhe u përpoqa sepse pata frikë, u përpoqa atëherë t’i ndryshoj pak të thënat, pasi këto gjëra nuk thuhen, e dini shumë mirë që nuk thuhet në publik …. Vlerësimet për tërmetet që mund të ndodhin nuk bëhen publike, sepse mund të shkaktosh panik dhe të shkaktosh një dem akoma më të madh.

Ju e keni përgënjeshtruar këte gjë apo jo?

Akis Tselentis – Po, e përgënjeshtrova për arsye që kuptohen. Sepse nuk dua që të thuhen tek populli i thjeshtë keto gjera. Këto bëhen të ditura vetëm tek shërbimet shtetërore.

Më tej, duke folur mbi situatën e tërmeteve dhe pasojave që lanë pas, ai tha se do të vijë në Tiranë për të bërë një paraqitje për teknikat bashkëkohore të zvogëlimit të riskut të tërmeteve në Shqipëri.

“Ajo ç’ka dua të them është fakti se dua të vij në Shqipëri, sepse edhe në të kaluarën kam pasur disa programe hulumtuese atje dhe dua të bej një paraqitje për teknikat bashkëkohore të zvogëlimit të riskut të tërmeteve në Shqipëri’, tha sizmiologu grek.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb