Një tërmet i fortë ka tronditur Italinë e Jugut paraditen e sotme.

Tërmeti i regjistruar me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter, ishte me epiqendër në Sicili, 75 km nga Mesina.

Termeti Itali
Termeti Itali

Raportohet se mësimi në shkolla u pezullua dhe shumë institucione janë evakuuar. Trafiku hekurudhor gjithashtu u pezullua: trenat në Paola-Rosarno, Tropea dhe Lamezia Terme-Catanzaro Lido.

Teknikët e Rrjetit Hekurudhor Italian (FS Italiane Group) po kryejnë zbulimin e linjave të prekura në bordin e vagonave hekurudhore, për të kontrolluar kushtet e infrastrukturës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: