Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.5 të shkallës rihter ka goditur sot Kilin verior. Mësohet se qpiqendra e tërmetit ishte midis qyteteve të Calamas, Antofagastas dhe Iquiques gjerësisht në rajonin Norte Grande në Kili.

Zyra Kombëtare e Emergjencave në Kili nuk raportoi për dëme materiale ose lëndime tek njerëzit, ndërsa ekipi po e monitoronte situatën.

Ndërkohë, lajmi i mirë është fakti se deri më tani nga autoritetet nuk paralajmërohet për ndonjë rrezik për cunam.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: