Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0 të shkallës rihter është regjistruar sot në Filipinet jugore. Tërmeti u ndje në qytetet dhe provincat e afërta në rajon, të vendosura në ishullin kryesor jugor të Mindanao, rreth 210 kilometra në juglindje të Pondaguitan në provincën oksidentale Davao.

Ndërkohë, sistemi i Paralajmërimit të Tsunamit në SHBA deklaroi se nuk kishte kërcënim për tsunami.
Instituti Filipinas i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë paralajmëroi për lëkundje të tjera, ndërsa pohuan se nuk priten dëme.

Rajoni jugor Davao është goditur nga tërmete të fuqishëm, ndërkohë që dihen që Filipinet shtrihen përgjatë të ashtuquajturës Unaza e Zjarrit në Paqësor, ku ndodhin shumica e tërmeteve në botë. Kujojmë se në 1990-ën, një tërmet me madhësi 7.7 vrau gati 2,000 njerëz në Filipinet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: