Një tërmet i fuqishëm me magnitutë 6.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në ishujt Vanuatu në Oqeanin Paqësor.

Lajmi është konfirmuar nga Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare. Tërmeti kishte një thellësi prej 100 km, sipas EMSC.

Aktualisht nuk ka të lënduar apo dëme nga tërmeti.

Vanuatu është një arkipelag i vendosur në Paqësorin Jugor, 1000 km në perëndim të Ishujve Fixhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb