Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës rihter është shënuar në Oaxeca të Meksikës. Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare thotë se nuk ka raportime për dëme material apo të lënduar.

Ndërkaq, ata shtojnë se tërmeti ishte me thellësi 57 km.

Agjencia e mbrojtjes civile të Meksikës tha se ishte në kontakt me autoritetet lokale në Oaxaca për të vlerësuar zonën e prekur, duke shtuar se deri më tani nuk ishin raportuar dëme.

Lëkundjet u ndjenë lehtë në kryeqytetin Mexico City dhe sistemi i alarmit të tërmetit nuk u aktivizua, ka thënë kryebashkiakja Claudia Sheinbaum.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: