TIRANË-Lëkundje tërmeti janë ndjerë pasditen e sotme në veri të vendit. Tërmeti është ndier edhe në Shkodër e Tiranë si dhe në qytete të tjera.

Sipas specialistëve tërmeti kishte magnitudë 4,1 ballë dhe epiqendra ishte në Malin e Zi. Sizmiologët sqarojnë se epiqendra e tërmetit ishte 15 km larg Podgoricës në Malin e Zi. Nga lëkundjet nuk ka njoftime për persona të lënduar apo dëme materiale.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: