Një tërmet me magnitudë 6.1 ka goditur një ishull të largët pranë bregut jugor të Australisë. Tërmeti goditi në perëndim të ishullit Macquarie, i cili është rreth 1600 km në juglindje të Tasmanisë.

Thellësia e këtij tërmeti është regjistruar në 10 km. Vetëm dy javë më parë ishulli u trondit nga një tërmet me magnitudë 7.3.

Ishulli është aktiv për sa i përket aktivitetit sizmik, i vendosur në kufirin midis pllakës australiane dhe pllakës së Paqësorit.

Në vitin 1989, ishulli u godit nga një tërmet me magnitudë 8.2 ballë, tërmeti më i madh ndëroqeanik i shekullit të 20-të, ndërsa po ashtu është regjistruar një tjetër tërmet me magnitudë 8.1 ballë në vitin 2004.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: