Një tërmet me magnitudë 6 të shkallës Rihter ka goditur Argjentinën.

Mediat e huaja shkruajnë, se lëkundjet janë regjistruar dhe nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Sipas të dhënave, epiqendra ishte 175 kilometra në perëndim të qytetit San Salvador de Jujuy, e thellësia e saj ishte 171 km. Deri më tani, nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb