TIRANË

Kreu i PD-së Sali Berisha kërkon shtimin e ndihmave të Shqipërisë për kapërcimin e pasojave të tmerrshme të tërmetit në Turqi.

Në një postim në “Facebook”, Berisha shkruan se tërmeti që godit Turqinë qendrore dhe Sirinë verilindore ishte një kataklizëm e vërtetë. Por sipas tij, ndonëse Shqipëria dërgoi ekip kërkim-shpëtimi dhe ndihma në Turqi, këto nuk ishin në lartësinë e duhur dhe në detyrimin tonë ndaj një vendi fqinj dhe mik.

POSTIMI I PLOTË
Tërmet me pasoja kataklizmike!
Të dashur miq,
tërmeti që godit Turqinë qendrore dhe Sirinë verilindore ishte një kataklizëm e vërtetë. Numri i viktimave të këtij tërmeti arriti në të paktën 34.179 të dielën. Numri i të plagosurve është shumë më i madh.
Ky ishte tërmeti më vdekjeprurës për Turqinë, që nga viti 1939. Edhe dje, pas 6 ditësh, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat disa të mbijetuar. Ndihma të mëdha kanë shkuar nga e gjithë bota.
Ndonëse Shqipëria dërgoi ekip kërkim-shpëtimi dhe ndihma në Turqi, këto nuk ishin në lartësinë e duhur dhe në detyrimin tonë ndaj një vendi fqinj dhe mik.
Dhe njëherë shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjeve të viktimave të këtij tërmeti kataklizmik dhe lutem për shërimin e shpejtë të të plagosurve.
Gjithashtu kërkoj shtimin e ndihmave të Shqipërisë për kapërcimin e pasojave të tmerrshme të tërmetit. Sb

Berisha Fb
Berisha Fb

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: