Mbretëresha Margaret II e Danimarkës i ka hequr titujt mbretëror katër prej nipërve të saj.

Bëhet fjalë për fëmijët e princit Joachim, djalit të saj të dytë, i cili është martuar dy herë dhe ka katër fëmijë të moshës nga 23 deri në 10 vjeç.

“Nga 1 janari 2023, pasardhësit e Lartësisë së Tij Mbretërore Princ Joachim do të mund të përdorin vetëm titujt e Kontit dhe Konteshës së Montbezatit, ndërsa titujt e Princit dhe Princeshës së Danimarkës do të pushojnë së ekzistuari”, thuhet në deklaratë.

Danimarke2

 

Nëna e dy djemve më të mëdhenj të Princit Joachim tha se ishte “tronditur” nga vendimi.

“Kjo erdhi nga hiçi. Fëmijët ndihen të përjashtuar ”, tha kontesha Alexandra, duke shtuar: ” Ata nuk mund të arrijnë të kuptojnë pse po i hiqet identiteti.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb