*Aksidentet në rrugë, shkarkohet për “performancë të dobët” drejtori i Policisë Rrugore Mit’hat Tola

NGA DORJANA BEZAT

TIRANE- Shkarkime masive në rang drejtuesish në Policinë Rrugore, pas numrit të madh të aksidenteve, të cilat kanë shkaktuar një bilanc tragjik në persona të vdekur dhe të plagosur. Burime për “News24” bëjnë të ditur se ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka ndërhyrë duke shkarkuar gjithë drejtuesit e Policisë Rrugore në çdo qark të Shqipërisë, përveç Policisë Rrugore Tiranë.

Shefi i komisariatit Rrugor Tiranë, Ervin Hasrama ka më pak se një muaj që është vendosur në atë post. Me ndërhyrjen e ministrit është shkarkuar dhe drejtori i përgjithshëm i policisë rrugore Mit’hat Tola, i cili është zëvendësuar nga Ardian Veliu.

Sipas burimeve Tola është larguar për performancë të dobët. Nisur nga kjo situatë , ministri Tahiri ka kërkuar reformim të këtij sektori në polici.

Ndërkaq, nuk dihet ende se cilët janë drejtuesit e rinj të policisë rrugore në qarqe, emërimet e të cilëve priten të bëhen publike në ditët në vijim.

AKSIDENTET NË RRUGË, SHKARKOHET PËR “PERFORMANCË TË DOBËT” DREJTORI I POLICISË RRUGORE MIT’HAT TOLA
Gjatë ditëve të fundit janë regjistruar një numër jo i vogël aksidentesh rrugore, me pasoja humbjen e jetëve të përdoruesve të rrugës. Nisur nga kjo situatë, është shkarkuar nga detyra kreu i Policisë Rrugore, Mit’hat Tola. Ky i fundit është shkarkuar për performancë të dobët nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako.

Në drejtimin e Policisë Rrugore është emëruar Ardian Veliu, i cili aktualisht mban postin e kreut të Shkollës Bazë të Policisë.

Lëvizja vjen ditën e inaugurimit të Komisariatit të Policisë Rrugore.

Disa ditë më parë, vetëm në Gjirokastër janë regjistruar 2 aksidente, kumbën jetën tre persona, dhe u plagosën disa të tjerë.

Ndërkohë që numri i aksidenteve në gjithë vendin gjatë këtij sezoni veror nuk ka qenë i ulët.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: