Boris Johnson ka shkarkuar sot nga pozita tetë ministrat e tij. Sajid Javid ka dhënë dorëheqje nga pozita e kancelarit të kabinetit qeveritar të Boris Johnsonit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dorëheqja e tij vjen si pasojë e vendimit të Johnson për të riorganizuar kabinetin e tij.

Dorëheqja e tij tronditëse erdhi pas raporteve që pati Javid me këshilltarin e Johnson, Dominic Cummings, mbi ristrukturimin e propozuar të stafit të kabinetit.

Në muajin gusht Cummings kishte pushuar nga puna ndihmësen e kancelarit Javid, Sonia Khan.

Rishi Sunak i cili ishte sekretar i Financave do ta merr pozitën e kancelarit.

“Asnjë ministër që respekton vetveten nuk mund të pranojë kushtet e imponuara”, ka thënë Javid.

Mediat e huaja kanë raportuar se dorëheqja e tij ka tronditur qeverinë, pasi mund të përballet me sfidat e negocimit të një marrëdhënie të re me BE-në me 27 vende deri në fund të këtij viti, raporton ‘telegrafi’.

Një numër i ministrave të vjetër u shkarkuan sot nga kabineti i Boris Johnson, pasi kreu riorganizimin e tij të parë pas fitores në zgjedhjet e fundit.

Andrea Leadom humbi punën e saj si Sekretare e Biznesit dhe Esther McVey u pushua nga pozita e Ministres së Strehimit së bashku me ministrat e Transportit Nus Ghani dhe George Freeman.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb