Futbolli italian tronditet sërish. Guardia di Finanza ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një operacion të madh të quajtur ‘Fuorigioco’ (pozicion jashtë lojë). Nën drejtimin e prokurorisë së Napolit në këtë skandal janë të përfshirë rreth 64 persona mes tyre figura të njohura në futbollin italian. Të dyshuarit mendohet se janë të përfshirë në evazion fiskal dhe në falsifikim dokumentesh. Adriano Galliani, Aurelio De Laurentiis, Claudio Lotito, Jean Claude Blanc, Ezequiel Lavezzi, Hernan Crespo janë vetëm disa nga emrat më të rëndësishëm në futbollin italian që dyshohen se janë të përfshirë në këtë skandal.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb