SERBI

Media e përditshme serbe  “Alo” ka parashikuar epilogun e mundshëm për zgjedhjet e vitit 2020, ndërsa ka zbuluar edhe disa skenarë të mundshëm.  Sipas kësaj medieje, në fund të muajit prill, konkretisht me 26 prill, Serbia pritet të mbajë njëkohësisht dy palë zgjedhje; parlamentare dhe ato presidenciale.

“Alo” shkruan se në këtë formë pritet të realizohet dëshira e Aleksandër Vuçiçi, president aktual i Serbisë dhe lider i partisë SNS, që më 2025 ta përfundojë karrierën e tij politike si kryeministër i ri i Serbisë.

Capture
Capture

“Zgjedhjet me shumë gjasë do të mbahen më 26 prill të vitit të ardhshëm kurse Vuçiç seriozisht mendon që kësaj radhe të mos kandidojë më për president të Serbisë, por në SNS të inkuadrohet Guvernatorja e Bankës Popullore të Serbisë, Jorgovanka Tabakoviç, e cila do të propozohej për presidente”, thuhet në shkrimin e “Alo”.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb