Të reja të rëndësishme vijnë në shtëpinë e Juventusit. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, bordi drejtues i “Zonjës së Vjetër” ka dhënë dorëheqjen.

Këtu përfshihen: kryetari Andrea Agnelli, zëvendësi i tij Pavel Nedved, dhe drejtori menaxhues Maurizio Arrivabene. Në këshillin e jashtëzakonshëm të njëjtin vendim morën edhe anëtarët Laurence Debroux, Massimo Della Ragione, Katryn Fink, Daniela Marilungo, Francesco Roncaglio, Giorgio Tacchia dhe Suzanne Keywood.

Përfshirja në hetimin e Prisma-s, çështje e nisur nga Prokuroria Publike e Torinos me akuzën e kontabilitetit jo të vërtetë, e lidhur me mosmarrëveshjet e Consob-it, bënë që kompania të rishikonte draft pasqyrat financiare dhe të vinte ky vendim.Te bardhezintjë tashmë do të nisë një epokë tjetër dhe shumë shpejt tifozët do të mësojnë drejtuesit e rinj.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: