Psg do të shkarkojë nga detyra drejtorin sportiv, Leonardo. Ky është lajmi i bujshëm i dhënë nga mediet franceze, të cilat e kanë bindje se braziliani nuk do vijojë më me bashkëpunimin me parisienët.

Shkak për këtë vendim janë bërë rezultatet zhgënjyese këtë sezon, ku edhe pse në ekipi u afruan emra të mëdhenj, skuadra dështoi në Champions League.

 

 

5665
5665

 

Leonardo qëndroi në këtë post te PSG për 3 vite, me besimin e dhënë ndaj tij që ka qenë i madh.

Gjithashtu, nga pankina pritet të largohet edhe trajneri Mauricio Pochetino. Për konfirmimet zyrtare do na duhet të presim.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: