Jo vetëm bilancet vjetore, ku dyshohet se janë paraqitur bilance fiktive dhe falsifikim dokumentesh, por Juventus po hetohet edhe për disa lëvizje të tjera të dyshimta ku në lojë janë përfshirë disa nga agjentët më të famshëm të lojtarëve që kanë bashkëpunuar me “Zonjën e Vjetër”.

La Gazzetta
La Gazzetta

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, në këtë listë gjejmë emra si Jorge Mendez dhe Mino Raiola, dy agjentët më të fuqishëm në botën e futbollit. Në këtë çështje del në skenë edhe emri i C.Ronaldo ndërsa Guardia di Finanza po heton disa lëvizje të tjera të dyshimta ku këta agjentë kanë përfituar shpërblime ekstra nga drejtuesit e Juves.

Raiola është një tjetër agjent që përfitoi afro 10,5 milionë euro për transferimin e De Ligt. I dyshimtë është edhe operacioni për transferimin e Franco Tongya tek Marseja.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb