LARISA

Shqetësimi nuk ka fund për zonën e Elassona, Tyrnavos dhe qytetin e Larissa për sa i përket aktivitetit sizmik.

Në orën 18.36 të ditës së sotme një tjetër tërmet me madhësi 4.2  të shkallës Rihter ndodhi me epiqendrën e tij, 15 kilometra në perëndim dhe veriperëndim të Larisës, në pikën ku ka pasur aktivitet të fortë për tre njëzet e katër orë.

  • foto galeri

Fillimisht, Instituti Gjeo-dinamik me zgjidhjen automatike njoftoi se dridhja sizmike kishte një intensitet prej 3.9 Rihter, megjithatë pak më vonë e rishikoi atë në 4.2 Rihter.

Thellësia fokale e tërmetit ishte 8.1 kilometra ndërsa kohëzgjatja e tij siç transmetohet nga media lokale ishte e shkurtër.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: