TIRANE

Tërmetet ishin një fenomen i cili pothuajse ishte harruar nga shqiptarët. Kultura e vakët për të bërë sigurimin e banesave, vullneti ose ndoshta edhe fakti që mendonin se këto polica sigurimi ishin të shtrenjta i bëri qytetarët shqiptarë të mos siguroheshin. Por 21 shtatori erdhi si një ngjarje totalisht e papritur për të gjithë. Ky ishte një moment shume i rëndësishem ku kompanitë e sigurimit u vendosën përpara një testi shumë të fortë.

Kompania Albsig pati mbi 200 raste ku duhet të dëmshpërblente të siguruarit e saj. Menjëherë u ngritën mekanizmat e veprimit të kësaj kompanie dhe për një kohë rekord u bë vlerësimi dhe dëmshpërblimi i tyre. Njerëzit u ballafaquan me faktin se cmimi i një sigurimi shtëpie ishte asgjë në krahasim me rëndësinë e tij në raste katastrofash apo dëmesh në pronë.

Çdo gjë po kthehej drejt normalitetit kur ‘Albsig’ po bënte një bilanc shumë pozitiv të dëmshpërblimit të të dëmtuarëve në tërmetin e shtatorit vjen 26 nëntori mëngjesi i të cilit solli dëme akoma më të mëdha.

Tashmë nuk kishim të bënim me një sprovë për kompanitë e sigurimit por ato u vunë përpara një sfide shumë të vështirë në aspektin financiar. Dëmet ishin të shumta, kërkesat e të siguruarve në numrat e telefonit nuk pushonin.

Por situata nuk ishte kaq e errët pasi ‘Albsig’ përsëri, tashmë më e fortë edhe nga eksperienca e tërmetit të parë, e mbështetur financiarisht nga ‘Kastrati Group’ dhe Kompania e Risigurimit Hanover Re ishe e gatshme të dëmshpërblente përsëri. Vlen për t’u theksuar fakti se përvec detyrimit që ka kompania për të dëmshpërblyer të siguruarit e saj, karakteri dhe ana humane e Albsig prevaloi, duke eleminuar cdo burokraci të mundshme ajo vijoi të dëmshpërblente pa asnjë pushim e sigurt në rrugën e saj dhe vetëm me një objektiv.

Pas dy tërmeteve puna e Albsig vazhdon, ata nuk do të pushojnë derisa të gjithë të siguruarit e saj të marrin dëmshpërblimin e merituar për dëmet e shkaktuara, në pronat e tyre.

Nuk është vonë asnjëherë për të bërë sigurimin e pronës, tashmë ‘Albsig’ ishte një histori suksesi brenda një 3 mujori tepër të vështirë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb