Pedagogu dhe analisti i njohur Agron Gjekmarkaj dhe ish-futbollisti Salvador Kaçaj kanë qenë të ftuar nderi në statusin e vëzhguesit kritik në kongresin e partisë Nea Demokracia në Greqi ku kanë takuar kryeministrin Micotaqis. Në këtë takim, Gjekmarkaj shprehet se e kanë falënderuar kryeministrin grek për mbështetjen që ai personalisht dhe qeveria e tij po i jep popullit shqiptar në këto orë të rënda fatkeqësie. Por njëkohësisht e kanë përgëzuar për ndryshimin e madh politik që solli në Greqi duke emancipuar krejt hapësirën ballkanike i bindur që modeli i tij mund t’i shërbejë edhe Shqipërisë për të ndërruar fytyre dhe mendësi qeverisëse.

“Sot së bashku me ish-futbollistin e kombëtares sonë Salvador Kaçaj dhe lojtar i njohur në Greqi si të ftuar nderi me statusin e “vëzhguesit kritik” në kongresin e partisë fituese Nea Demokracia në Greqi patëm kënaqësinë të takonim dhe bisedonim me Kryeministrin Micotaqis të cilin e falënderuam për mbështetjen që ai personalisht dhe qeveria e tij po i jep popullit shqiptar në këto orë të rënda fatkeqësie! Ai tha që është në kontakt me Kryeministrin shqiptar dhe se do të bëjë sa të jetë e mundur për t’i ndihmuar shqiptaret! Personalisht e përgëzova atë për ndryshimin e madh politik që solli në Greqi duke emancipuar krejt hapësirën ballkanike i bindur që modeli i tij mund t’i shërbejë edhe Shqipërisë për të ndërruar fytyre dhe mendësi qeverisëse! Shqiptarët dhe grekët janë dy popuj që bashkohen në kulturë e histori si dhe tek besimi se Europa është atdheu i tyre i përbashkët si dy etnitete që kanë luftuar shumë për të!”, shprehet Gjekmarkaj.

Gjekmarkaj
Gjekmarkaj

Po kështu ai është takuar edhe me kryetarin e bashkisë së Athinës, që gjithashtu është interesuar për situatën në Shqipëri. Nisur nga këto biseda Gjekmarkaj shprehet se ndihesh mirë kur kupton që Shqipëria nuk është e braktisur.

“Mbresëlënës që takimi edhe me Kryetarin e Bashkisë së Athinës Bakojanis, i biri i ish-ministres së jashtme Dora Bakojanis i cili gjithashtu u interesua për çka po ndodh në Shqipëri pas tërmetit duke kujtuar ndër të tjera edhe vizitat e tij në Tiranë dhe takimet me homologë politikë! Mes këtij trishtimi që na ka pllakosur, kësaj pasigurie që na krijon natyra ndihesh mirë kur kupton që Shqipëria nuk është e braktisur!”, shprehet Gjekmarkaj për këto takime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb