KORÇË

Kryeministri Edi Rama është zotuar se të gjitha shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti në fshatrat Floq dhe Qafëzezë në Korçë do të rindërtohen, duke i dhënë kështu edhe një përgjigje kritikave të opozitës.

Teksa shpërndan një video të zëdhënëses së qeverisë, Elisa Spiropali në takim me banorët, shefi i qeverisë thekson se pas inventarizimit do të nisë edhe dëmshpërblimi për të gjithë familjet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore.

“TE GJITHA BANESAT DO TE RINDERTOHEN? – Dje, në Floq dhe Qafëzezë të Korçës, me banorët e prekur nga tërmeti që goditi këtë rajon, si dhe drejtues të institucioneve qendrore dhe lokale. Pas inventarit të dëmeve, nis shumë shpejt dëmshpërblimi dhe rindërtimi për të gjitha familjet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore!”, shkruan Rama, teksa publikon edhe videon ku Spiropali takohet me banorët e prekur.

Nga ana tjetër, opozita e bashkuar ka akuzuar kryeministrin se nuk ka qëndruar pranë banorëve të zonës, por i ka lënë ata në mëshirë të fatit pa asnjë shpresë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb