TIRANË

TIRANË- Një tërmet i fuqishëm ka goditur Shqipërinë mesditën e kësaj të shtune. Tërmeti me magnitudë 5.8 dhe 7.8 ballë me epiqendër qytetin e Durrësit, është ndjerë në të gjithë Shqipërinë, ndersa eshte konsideruar si termeti me i forte qe godet vendin pas 30 vitesh.

Pak orë pas tërmeteve një numër i konsiderueshëm i banorëve janë paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Gazetarja e “Balkanweb”, Dorjana Bezat thekson se dhjetera persona kanë marrë dëmtime dhe si pasojë kanë kërkuar ndihmë mjekësore  në spitalin e Traumës. Qytetarët kanë marrë dëmtime në pjesët e ndryshme të trupit, por edhe në kokë.

Tërmetet kanë shkaktuar panik në qytetin e Durrësit, Tiranës, por edhe në qytetet e tjera të vendit. Deri tani nuk raportohet për jetë të humbura, por vetëm dëme te medha materiale. Qytetarët kanë zbaritur me shpejtësi në rrugë, ndërsa shprehen se lëkundjet e tërmetit kanë qenë të forta.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: