TIRANË

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social “Tëitter” pas dy tërmeteve shkatërruese që prekën Shqipërinë javën e kaluar. Ai  thekson se vendet e unionit kanë shprehur gatishmëri të plotë për të ndihmuar të prekurit.

“BE-ja qëndron në solidaritet me Shqipërinë në këtë kohë të vështirë pas tërmetit dhe mbështetja të konsiderueshme e BE është tashmë në rrugën e saj në Shqipëri. Disa Shtete Anëtare të BE po bashkohen në përpjekjet e ndihmës”-shkruan Luigi Soreca.

Shtetet e para që kanë ofruar ndihmë për Shqipërinë janë Austria, Kroacia, Hungaria, Sllovenia dhe Norvegjia , ndërsa BE pohon  se do të vendosë gjithashtu një ekip të Mbrojtjes Civile nga disa ekspertë për të lehtësuar koordinimin e ndihmave në të ardhmen.

Komisioneri për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave, Christos Stylianides ka shprehur gatishmëri ndaj  nevojave që ka sot vendi ynë.

“Bashkimi Evropian qëndron në solidaritet me Shqipërinë në këtë kohë të vështirë dhe mbështetja thelbësore e BE-së tashmë është duke shkuar. Falënderoj ngrohtësisht Austrinë, Kroacinë, Hungarinë, Slloveninë dhe Norvegjinë për ofertat e tyre të ndihmës përmes Mekanizmit tonë të Mbrojtjes Civile. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë të mëtejshme”- shtoi ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: