Tërmeti 6.3 ballë që shkundi sot Shqipërinë, ku epiqendra ishte 16 km nga Shijaku, ka shkaktuar dëme të mëdha në Thumanë dhe në Durrës, ku deri tani 7 persona konfirmohen se kanë ndërruar jetë. Demë të mëdha janë shënuar edhe në Tiranë, ndërkohë që dhjetra persona kanë mbetur të plagosur.

Burime nga policia bënë me dije nga ndërhyrja e forcave të emergjencave në terren, janë shpëtuar rreth 22 shtetas, të cilët kishin ngelur nën rrënoja. Ata u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. Sakaq, rreth 1,900 forca policie janë të angazhuara në terren, për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti.

Deri në këto momente u është dhënë ndihmë mbi 260 qytetarëve. Ministria e Mbrojtjes iu bën thirrje qytetarëve që për çdo ndihmë të telefonojnë në numrin falas 112!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: