Situatë e rënduar për 24 familje në fshatin Marikaj në Bashkinë e Vorës të cilat kanë dalë jashtë nga banesat pas tërmetit të 26 nëntorit.

Disa pallate në fshatin Marikaj janë dëmtuar për shkak të tërmetit dhe banorët kanë frikë të hyjnë, ndërkohë që presin ekspertët për të verifikuar dëmet dhe për t’ju thënë çfarë duhet të bëjnë.

Prej datës 27 ato jetojnë në 4 çadra dhe përveç vështirësive të shumta në ushqim e fjetje për banorët problematikë është tualeti. Banorët tregojnë se nevojat personale i kryejnë te tualeti i xhamisë së fshatit.

“U bënë plot nëntë ditë që banesat tona janë rrethuar me shirit nga policia e askush nuk vjen”, thonë ata.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb