Një tërmet i fuqishëm ka goditur qendrën e Meksikës mbrëmjen e djeshme, duke vrarë të paktën 248 persona dhe shkatërruar dhjetëra ndërtesa në kryeqytet.

Presidenti Enrique Pena Neto tha se më shumë se 20 fëmijë kanë vdekur dhe 30 janë të zhdukur pas shkatërrimit të një shkolle.

Tërmeti me magnitudë 7.1 ballë gjithashtu ka shkaktuar një dëm të madh në qytetet përreth.

Tërmeti e kishte epiqendrën e tij në afërsi të qytetit Puebla të Rabosos, rreth 76 milje në juglindje të Mexico City, në një thellësi prej 32 miljesh, shkruan BBC.

Pak ditë më parë Meksika u godit nga një tjetër tërmet edhe më i fuqishëm, 8.1 ballë, duke shkaktuar 98 të vdekur.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb