Ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj gjatë prezantimit të projektit të rindërtimit të shkollës “Sami Frashëri”, deklaroi se korriku do të jetë muaj ku premtimet do të preken me dorë nga qytetarët, ndërsa nuk kurseu as ironitë për kritikët.

Gjatë fjalës së tij Ahmetaj tha se tërmeti i 26 nëntorit dëmtoi mbi 110 shkolla, të cilat do të ndërtohen nga buxheti i shtetit.

“Me të drejtë shqiptarët mund të ishin skeptikë kur dëgjonin fjalët e kryeministrit. Por në të gjithë territorin e zonës së ndërtuar, por jo vetëm, janë premtime që kryeministri i ka mbajtur. Shumë kush kur më vjen dhe për të kritikuar, dhe për të më mësuar, më thotë; rindërtimi është i rëndësishëm për ekonominë. Po është shumë për ekonominë. Por është i rëndësishme në dy aspekte të tjera. I pari është vëmendja e një kryeministri apo dhe qeverisë tek qytetari. Sot me maturi, me krenari, i kthehemi premtimit dhe janë të mbajtura për qytetarin. E dyta është besimi tek një qeverisje. Eshtë normale që në 7 vite, një qeverisje të gjykohet, të kritikohet për t’u lëvduar rrallë. Rindërtimi ka një element në thelb; besimi në qeveri. janë 110 shkolla minimalisht. që do të ndërtohen nga buxheti i shtetit. Kjo është një shkollë që do të ndërtohet nga bashkia e Tiranës, nëpërmjet kryetarit dhe fondit të bashkisë. Në ditët në vazhdim do e përmend për arsye njerëzore, besimi i qytetarit tek e vërteta. sot ka filluar puna në infrastrukturën për shtëpitë individuale. Do jenë 2400 shtëpi individuale. Kemi filluar punën me pagesën e granateve. Të goditur me cinizëm pa fund për paketat mbështetëse që qeveria inicioi gjatë krizës. 130 mln dollarë shkuan tek qytetarët, për t’i ndihmuar, për të arritur dhe mbajtur një nivel të caktuar të dëmtuar të të ardhurave të tyre. Shumë cinikë thanë se “nuk kanë për t’i bërë kurrë”. Dhe më pas dolën 2500 emra që kanë përfituar. Rindërtimi vazhdon! Korriku do jetë intensivisht muaji ku ato premtime që kemi dhënë do preken me dorë nga qytetarët, nga kritikët tanë dhe nga cinikët që nuk lënë ditë pa ‘kalbëzuar’ ndërgjegjen në keqdashësi si gjithmonë.”,- tha Ahmetaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb