Bashkë me grupet e ekspertëve izraelitë në zonat e prekura nga tërmeti në terren ka shkuar edhe vetë ambasadori i izraelit në Shqipëri Noah Gal Gendler. Përfaqësuesi i diplomacisë izraelite ka parë nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit në shtëpitë e zonës së Shkafanës dhe Maminasit në qarkun e Durrësit.

Sipas ambasadorit Gendler ajo që ekipi inxhinierëve të izraelit po bën, isnpektimi, është faza e parë e punës në terren, pasi më vonë do të kalohet në fazën tjetër ku do të vendoset se çfarë do të bëhet me shtëpitë e dëmtuara.

“Ne kemi sjellë një grup inxhinierësh për t’u ardhur në ndihmë me inspektimet në çdo banesë të dëmtuar, kur të dilet në konkluzion do të nisim me fazën tjetër për të vendosur nëse ndërtesat e dëmtuara duhet të rindërtohen, t’u vendosen struktura mbrojtëse apo të shkatërrohen. Ne po kujdesemi që banorët të dalin nga paniku dhe të sigurohen që ne do t’i riparojmë banesat e tyre.”tha Gendler

Duke falenderuar ambasadorin e Izraelit, Prefekti i qarkut të Durrësit Roland Nasto e ka vlerësuar edhe grupin e ekspertëve izraelitë për mbështetjen e dhënë gjatë këtyre ditëve të vështira post tërmet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb